Wednesday, August 6, 2014

Patatet savoiarda janë një ide shumë e mirë si shoqëruese e mishit, apo si pjatë mesore. Është një pjatë e shëndetshme, shumë e përshtatshme për fëmijët dhe që kërkon një impenjim minimal.
Përbërësit:

1 kg patate
200 gr djath emental/djath tjetër që shkrin
150 gr gjalp
1 gotë qumësht
Kripë

Përgatitja:

I presim patatet në rrathë me një gisht trashësi dhe i vendosim të ziejnë për 10 min në ujë të valuar ku shtojmë edhe kripë. Pasi kanë kaluar 10 min, i kullojmë patatet. Lyejmë tavën me gjalp dhe shtrojmë patatet, mundësisht në një shtresë. Pas kësaj shtojmë qumështin dhe djathin e prerë në kubik. Shtojmë edhe pjesën thjetër të gjalpit të copëtuar . E vendosim tavën në furrë me temperaturë 180 gradë dhe e lëmë të piqet për rreth 30 min. Më pas i vendosim patatet në një pjatë mesore, ose në pjata personale.
Next
Newer Post
Previous
This is the last post.

0 comments:

Post a Comment