Përbërësit
- 1/2 kg biskota,
- 100 gr sheqer pluhur,
- 250 gr margarinë të zbutur,
- 2 vezë,
- 150 gr çokollatë,
- 1 lugë rum,
- 100-150 gr arra të bluara,
- 2 dcl qumësht.
Margarina e zbutur tundet me sheqer pluhur.
Shtohen të verdhat e vezëve, çokollata e shkrirë dhe arrat e bluara.
Masës i shtohet rumi dhe përzihet mirë.
Nga 4 biskota në tri radhë ulen në qumësht të vakët të ëmblësuar me një lugë sheqer.
Lyhen me kremin e përgatitur.
Njëlloj veprohet me tërë masën e biskotave dhe të kremit deri në fund (zakonisht 4 radhë) kur duhet e tërë torta të lyhet mbi dhe anash me krem.
Mbi hidhen arra të bluara.
Pasi të ftohet mirë,torta pritet në katrorë.
0 comments:
Post a Comment