Thursday, August 7, 2014


Koha e dimrit po ikën dhe pranvera po afrohet e ajo nuk vije pa sjell edhe një mori alergjish të ndryshme për shumë njerëz. Me këtë edhe barnatoret fillojnë të mbushin raftet e tyre me barna kundër alergjive? Sidoqoftë, alergjitë sezonale janë thjeshtë reaksion i tepruar i trupit ndaj substancave të përditshme, kështu pra një tretman sa më natyral dhe më i shëndetshëm kishte me qenë i domosdoshëm. A është pluhuri, myku apo poleni ai i cili shkakton alergji tek ti, për këtë ka disa opsione drejtë nga nëna natyrë që ju ndihmon që ta zbusni apo ndoshta edhe të parandaloni krejtësisht shumë nga simptomat alergjike.

Provo këto barna natyrale shumica e të cilave janë nga libri The Green Pharmacy i autorit James A. Duke.

Hudhra dhe Qep.
Këto përmbajnë përzierje që ngadalësojnë inflamacionin. Mund ti hash vetëm apo tua shtosh ushqimeve gjatë sezonit të alergjive.

Mjalti.
Mjalti i natyrshëm mund të ndihmoj që trupi juaj të ndërtoj rezistencë ndaj polenit që nxit alergjitë kështu duke zvogëluar reaksionin alergjik tuaj. Fillo të hash sasi të vogël të mjaltit para sezonit të alergjive dhe gradualisht shto sasinë nga një lugë çaji më shumë në ditë dhe vazhdo kështu gjatë gjithë sezonit.

Rrika (rrepë).
Nëse keni pasur rastin të hani ushqim Tajlandez apo Meksikan ndoshta e ke vërejtur se ushqimi i tyre ju skuq faqet dhe ju bën që të ju shkojnë hundët. Në të njëjtën mënyrë ushqimet djegës si rrika janë shumë të mira për dekongjestim. Nëse mund ti bësh ballë djegësit atëherë ha djegës për lirim të sinuseve.

Vitamina C.
Është moti e njohur për aftësitë e saj në zmbrapsjen e ftohjes dhe viruseve tjerë, dhe përveç tjerash kjo vitaminë e zakonshme gjithashtu përmban përpërbje antihistamine. Kështu pra ha ushqime që janë të pasura me vitaminë C si portokalli apo speci zile i kuq, apo merr suplement për çdo ditë gjatë sezonit të alergjive.

Ashtu sikur kemi lloje të ndryshme të polenit dhe alergjitë e ndryshme, njashtu edhe njerëzit kanë reaksionie të ndryshme ndaj disa barnave, ushqimeve dhe suplementëve. Për këtë është gjithmonë e udhës që të filloni me dozë të vogël të përdorimin e cilido bar shtëpiak, ska lidhje a është natyral apo farmaceutik, dhe shiko se si po përgjigjet trupi para se të shtoni sasinë dhe frekuencën e përdorimit të ati bari. Kjo këshillohet për shkak se nëse vëreni se keni reaksion të pafavorshëm, reaksion që ju bënë me keq se që ishit, atëherë e zvogëloni dozën apo e ndalon krejtësisht përdorimin e ati bari.

0 comments:

Post a Comment