Wednesday, August 6, 2014


Mbipesha sjell pasoja të shumta në shëndet. Shumë njerëz ndërmarrin dieta ekstreme për të arritur në parametrat që ata dëshirojnë, por me dietën e mëposhtme mund të heqësh 3 kg për një javë.
Dietën do ta filloni të hënën deri të mërkurën, për të vazhduar përsëri me planin nga fillimi, pra pasi ta keni përfunduar ditën e mërkurë, filloni të enjten me planin e së hënës dhe kështu me radhë.
Ushqimet e lejuara në këtë dietë janë:
- perimet, si domate, speca, qepë, tranguj, kunguj, patëllxhan, lakër, karota, kërpudha
- vezët
- të gjitha llojet e mishrave
- peshku dhe frutat e detit
- 400 g rrush në ditë
- fruta te gjitha llojet
- 150 g mjaltë
- vaj ulliri
- ujë, çaj, lëngje te shtrydhur futash, pa konservante dhe shtesa ëmbëlsuesish.
Nuk lejohen:
- të gjitha llojet e sheqerit, çokollatë, kripë, majonezë.
Plani i ushqimit
E hënë
Mengjesi: 1 pjesë bukë integrale, dy pjesë gjoks pule, 1 l qumësht apo kos.
Paraditja: 200 g rrush të zi.
Dreka: 1 vezë, 250 g perime të ndryshme të shoqeruara me vaj ulliri, limon dhe uthull, 40 g bukë integrale.
Pasditja: 200 g rrush të bardhë.
Darka: 150 g biftek viçi të pjekur me dy lugë vaj ulliri, 40 g bukë,
E martë
Mengjesi: 250 ml kos
Paraditja: 1 gotë lëng rrushi apo 150 g rrush të bardhë.
Dreka: 100 g mish të bardhë të pjekur, 250 g perime të përziera të erëzuara me një lugë vaj ulliri, limon dhe uthull, 40 g bukë integrale.
Pasditja: 150 g rrush të zi.
Darka: 120 g biftek me mish peshku në skarë dhe 250 g sallatë me misër dhe karota të me erëza me vaj ulliri, uthull dhe lëng limoni, 50 g bukë.
E mërkure
Mengjesi: kos frutash.
Paraditja: 200 g rrush të bardhë.
Dreka: 100 g makarona me salcë domatesh.
Pasditja: sallatë frutash me mollë, dardhë dhe rrush.
Darka: 150 g djathë, 250 g perime të përziera me vaj ulliri, limon dhe uthull, 40 g bukë integrale.

0 comments:

Post a Comment