Thursday, August 7, 2014


Perberesit

  • 500 gr mish te bluar
  • 2 qepe te tera ose 4 qepe te reja
  • 2+2 luge vaj
  • 2 gota uje
  • 1 luge mëlmesa(vegete)
  • ½ luge biber
  • 6 ve te ziera +nji ve te tere
  • 1 luge miell
  • 200 ml qumësht
  • 100 gr djath
Grihet imet qepa dhe i shtohet mëlmesa dhe nje luge vaj dhe nje gote uje dhe lihet te ziej derisa te avulloj uji. Pastaj shtohet mishi dhe biberi dhe nje gote uje dhe lihet te zihet prapa derisa uji te shteroj dhe ne fund kur te shteroi uji i shtohet nje ve e tere dhe përzihet masa qe te behet me kompakte. Preferohet te behet ne tepsi xhami te qendrushme ndaj zjarri. Lyhet tepsia me vaj dhe renditen vezet e ziera te ndara ne dysh nga ana e ndare te jete poshte dhe mbi te qitet masa me mish dhe dhe salca beshamell e pergaditur nga dy luge vaj te nxehte i shtohet nji luge  miell dhe e perziejme pak dhe i shtojme qumështin dhe ja qesim salcen parmbi mish dhe mbi te djath ne rende dhe piqet afro nje ore ne temperatur 180 grade.

0 comments:

Post a Comment