Wednesday, August 6, 2014


Nëqoftëse kjo dietë do të ndiqet në mënyrë rigoroze për 14 dite, ju do të humbisni 9 kg. Kjo dietë njihet ndryshe si dieta e famshme nga Instituti Gjerman i Ushqimit. Efekti i saj: ndikon në metabolizmin tuaj dhe si pasojë ju nuk do t’a merrni përsëri peshën e humbur për tre vitet e ardhshme. Nqs në dietë janë disa ushqime që nuk i hani, ju kërkojmë ndjesë, por duhet ti hani sepse nuk lejohet ti shmangesh asnjë produkti të mëposhtëm. Ju mund të pini sa te doni kafe të zeze pa sheqer, uje. Mbani mend se `sallata jeshile` nënkupton edhe perimet që klasifikohen jeshile.
DITA E PARE:
Mengjesi: Kafe e zezë pa sheqer, ose qumësht.
Dreka: Dy veze te ziera dhe spinaq pa kripë.
Darka: Nje biftek I madh zgare, ose 3 te vegjël, sallatë jeshile dhe cdo lloj fruti.
DITA E DYTE:
Mengjesi: Kafe e zezë pa sheqer, ose qumësht dhe një fetë të hollë buke të thekur.
Dreka: Një biftek mesatar zgare, sallatë dhe cdo lloj fruti.
Darka: Mish të bardhë (pule) ne sasi të kufizuar.
DITA E TRETE:
Mengjesi: Kafe e zezë pa sheqer, ose qumësht dhe një fetë të hollë buke të thekur.
Dreka: Dy veze te ziera, sallatë dhe domate të freskta
Darka: Mish i bardhë dhe sallatë.
DITA E KATERT:
Mengjesi: Kafe e zezë pa sheqer, ose qumësht dhe një fetë të hollë buke të thekur.
Dreka: Një veze e zierë, karrota, djath I njomë.
Darka: Fruta të freskta dhe kos natyral
DITA E PESTE:
Mengjesi: Karrota të grira me limon dhe kafe e zezë.
Dreka: Peshk me avull dhe domate të freskta
Darka: Një biftek I madh zgare dhe sallatë jeshile
DITA E GJASHTE:
Mengjesi: Kafe e zeze pa sheqer, ose qumësht dhe një fetë të hollë buke të thekur.
Dreka: Gjysëm pule të pjekur në zgarë
Darka: Dy vezë te ziera dhe karrota të grira
DITA E SHTATE:
Mengjesi: Caj me limon pa sheqer, ose qumësht
Dreka: Një biftek zgare dhe fruta të freskta
Darka: Cfare të doni
DITA E TETE DERI E 14-të:
Fillon duke përsëritur përsëri 7 ditët e para të dietës, e pas këtyre dy javëve mund të filloni të hani normalisht por sigurisht duke u përmbajtur dhe ushqyer me zarzavate e fruta.

0 comments:

Post a Comment