Ky variant i makaronave është tepër interesant për shkak të ngjyrës që ndryshon nga klasikja e makaronave me salcë të kuqe apo të bardhë. E për më tepër, është shumë e shijshme dhe e shëndetshme.
Përbërësit:
500 gr makarona
300 gr spinaq i zier
100 gr djath Philadelphia
1 filxhan kafeje me qumësht
2 lugë vaj ulliri
1 thelpi hudhër
Përgatitja:
Vendosim makaronat në zierje dhe ndërkohë fillojmë pregatitjen e salcës. Në tiganin e zakonshëm të salcave hedhim vajin e ullirit dhe një thelpi hudhër për aromë. Ndërkohë grijmë spinaqin në mikser dhe e kthejmë në krem. Kremin e përftuar e hedhim në tigan pasi kemi hequr hudhrën. E trazojmë pak sapo të skuqet paksa. Pas kësaj shtojmë djathin Philadelphia dhe e shkrijmë. Më pas shtojmë edhe qumështin. E rregullojmë salcën me kripë dhe shtojmë edhe një filxhan kafeje nga uji i makaronave. Pasi e lëmë për pak moment në zjarr, salca është gati dhe mund t’i hedhim makaronat.

0 comments:
Post a Comment