Një kek i thjeshtë në shije, aromatik dhe i butë. Perfekt për mëngjesin tuaj por edhe pas një vakti të caktuar. Pra një ëmbëlsirë e përshtatshme për çdo rast. Provojeni !
Përbërësit:
150 gr miell gruri
150 gr miell misri
250 gr sheqer
3 vezë
170 ml qumësht
140 ml vaj
Lëkurë e grirë e 3 limonëve
1 zarf me sodë keku
Pak kripë
Për shurupin:
Lëngu i 3 limonëve
100 gr sheqer.
Përgatitja:
Rrahim 3 të verdhat e vezëve me sheqerin. Shtojmë qumështin dhe e përziejmë me vezët dhe sheqerin. Shtojmë dalë-ngadalë të dy llojet e miellit. Shtojmë gjithashtu edhe vajin, të bardhën e vezës të rrahur plotësisht më parë, lëkurën e grirë të limonit dhe fare pak kripë.
I shtojmë sodën e kekut vetëm në fund.
E hedhim përbërjen në një tavë me diametër 24 cm, të cilën e kemi lyer më përparë me gjalpë dhe miell.
Kekun e pjekim për 55 min në 160°C.
Ndërkohë që keku piqet, lëngun e 3 limonëve dhe sheqerin e vendosim në tenxhere dhe e ziejmë derisa të tretet sheqeri.
Pasi keku të jetë ftohur, e njomim me shurupin e nxehtë.
Ndiqni hapat sipas fotove të mëposhtme:

0 comments:
Post a Comment