Thursday, August 7, 2014


Bontoni ose sjellje e mirë, paraqet një përmbledhje rregullash të cilat ndihmojnë në jetën e përditshme ose në situata të ndryshme si të sillemi. Qëllimi është që të ndihemi sa më mirë në shoqëri dhe me anë të sjelljes mos të shqetësojmë të tjerët rreth nesh.
Në restorant burri hyn i pari në mënyrë që ta vëzhgoj situatën, ndërsa gjatë daljes, gruaja është ajo që del e para. Mashkulli bënë përzgjedhjen e tavolinës në marveshje me femrën. Ai ndihmon femrës rreth garderobës pa u vërejtur. Mashkulli nuk do të ulet, gjersa atë nuk e bënë femra e shoqëruar nga ai dhe atë duke i ofruar vendin më të mirë dhe ndihmuar atë gjersa të akomodohet.
Përzgjedhjen e ushqimit e bën e para gruaja, e nëse ajo do të zgjedh diç më të thjesht, mashkulli nuk duhet të porosisë diç speciale. Nëse në tavolinë është vetëm një meny, ajo do ti ofrohet më parë gruas. Burri thirrë kamarierin pas konsultës për të porositur ushqimin dhe pijet.
Gruaja është e para që do të provoj ushqimin. Nuk duhet folur me ushqim në gojë. Biseda duhet zhvilluar me ton të ulët qoftë në shoqëri dy vetësh ose më tepër. Mashkulli zakonisht paguan, por nëse femra dëshiron të marrë pjesë, atëherë atë do ta bëjë më vonë, edhe pse nuk është e thënë që tërë pjesën nuk bënë ta paguaj ajo.
Në shoqëri më të gjërë, të gjithë është mirë të paguajnë pjesën e tyre, përpos në rast se janë të ftuar si musafir. Nëse kamarieri do të sjellë gabimisht ushqimin, duhet refuzuar ushqimin, por në mënyrë shumë të sjellshme pa ton të lartë dhe skenë të pakëndëshme, e në raste problemi me kamarierin, duhet drejtuar shefit të sallës, por gjithnjë pa rënë në sy nga të tjerët musafir.


Përmirsimi i grimit ose frizurës gjithsesi duhet bërë në tualet, e jo në tavolinë. Nëse gjatë ushqimit bie në tokë diç nga garnitura e ushqimit, ose derdhet pija, do të intervenoj kamarieri të cilit nuk duhet falendëruar, por në fund të drekës ose darkës ti ofrohet bakshish.

0 comments:

Post a Comment